Iniesta i gatshëm për “el Clasicon”

0

iniestaAndres Iniesta do të jetë në dispozicion të plotë të trajnerit Luis Enrique për ndeshjen e El Clasicos ndaj Real Madridit.

 Iniesta 32 vjeç u lëndua më 22 tetor në ndeshje ndaj Valencias dhe prej atëherë ka qenë nën regjim të rehabilitimit më të shpejt të mundshëm për të qenë i gatshëm për duelin e madh jo vetëm spanjoll.

Barcelona sot ka konfirmuar se Iniesta është plotësisht i gatshëm dhe do të jetë vendim i Enriques nëse e përdor atë në ndeshjen që zhvillohet nesër (3 dhjetor 2016) me fillim në ora 16:15.

Ndryshe te madrilenët do të mungojë Gareth Bale ndërsa do të rikthehet mesfushori brazilian Casemiro.

Shpërndaj

Lini përgjigje