Cristiano Ronaldo mund të përfundojë në burg!

0

ronit-780x439-1250x596Cristiano Ronaldo mund të bëhet objektivi i ardhshëm i autoriteteve tatimore spanjolle.

Sipas El Confidencial të enjten, ylli i Real Madridit është faturuar për shumicën e të ardhurave prej reklamave nga kompania irlandez (Multisports & Image Management (MIM) Limited), në të cilën emri i lojtarit nuk figuron.

Kompania MIM është themeluar në vitin 2004, pa asnjë lidhje të dukshme me Cristiano Ronaldon dhe me bazën e saj fiskale në Dublin.

E gjithë kjo pasi që Irlanda është vendi i vetëm evropian me tatimin më të ulët, përkatësisht rreth 12.5 për qind. Në fakt, Irlanda është konsideruar praktikisht si një strehë për ekspertët e taksave, transmeton Telegrafi.

Duke marrë parasysh se punon në Madrid, ai duhet të paguajë taksat prej 43.5 për qind të të ardhurave prej reklamave

Është zbuluar se marrëveshjet për reklamë kanë kaluar përmes MIM dhe ato përfshijnë kontratat me Nike, Unilever (Clear shampo), Kentucky Fried Chicken, Konami (Pro Evolution Soccer), Toyota Tajlandë, Banco Espirito Santo, Jakobit & Co dhe Mobily.

Ky informacion është i shoqëruar me të gjitha detajet e dokumentacioneve, si aktin e themelimit të kompanisë tregtar, si dhe disa nga kontratat e nënshkruara me markat që sponsorizojnë lojtarin.

Një nga kuriozitetet është se edhe pse emri i Cristianos nuk duket në asnjë dokument të kompanisë, Cristiano Ronaldo dhe Cristiano Ronaldo Legacy janë marka tregtare të regjistruara në pronësi të MIM-it.

Shpërndaj

Lini përgjigje