Shilegov: Ndihmë shtetërore për firmat siç është “Jugohrom”

0

shilegovBartësi i listës për deputet nga Koalicioni “Për jetë në Maqedoni” i udhëhequr nga LSDM-ja në njësinë e gjashtë zgjedhore Petre Shilegov sot deklaroi se në programin zgjedhor parashikojnë ndihmë shtetërore për firmat siç janë “Jugokrom”-i.

“Para një muaji jo të plotë, 720 njerëz i humbën vendet e tyre të punës. Shteti në vend t’u ndihmojë, e vendosi firmën në labirinthet administrative për vendosjen e filtrave dhe njerëzit mbetën në rrugë. Në tërë komunën e Jegunovcës ndjehet mungesa e vendeve të punës. LSDM-ja në Planin e saj për jetë ka program në të cilin firmat e tilla do t’u japin ndihmë shtetërore me qëllim që ata asnjëherë të mos sillen në gjendje të tillë dhe asnjë qytetar i Maqedonisë dhe posaçërisht këtu në Jughrom të druaj se do ta humb vendin e tij të punës për shkak të gabimeve administrative ose pamundësive financiare të firmave”, tha Shilegov.

Ai shtoi se parashikojnë pagë mesatare në fund të mandatit të arrijë 30 mijë denarë ndërsa minimale 16 mijë denarë.

Shpërndaj

Lini përgjigje