Mërgata Shqiptare nga Evropa dhe Amerika erdhi për me Rilindje me BESË

0

mergataaMërgata shqiptare nga Evropa dhe SHBA kanë ardhur në Shkup për të votuar për Rilindje me Besë. Selajdin Sinani është njëri nga aktivistët e saj, i cili si përfaqësues i Lidhjes së Diasporës Shqiptare për Maqedoni ka theksuar se 11 dhjetori është referendum për shqiptarët për të mundur të keqen dhe për të sjellë lirinë, demokracinë dhe një kthesë të madhe për shqiptarët.

“Ne kemi ardhur këtë për të dëshmuar se jemi për ndryshim dhe përkrahim opsionin që sjellë ndryshimin. Qytetarët duhet të jenë të vendosur se 11 dhjetori është ditë e rëndësishme dhe vendimtare. Ditë që mund ta çojë në histori të keqen, e cila mbuloi shqiptarët gjatë dekadave të fundit të demokracisë dhe ditë që rikthen shpresën dhe rrugën e drejt për shqiptarët”, theksoi Selajdin Sinani. Sipas tij, shumë mërgimtarë kanë ardhur ditëve të fundit në vendlindje për të shprehur vullnetin e tyre, por për të rikthyer vëmendjen e familjeve të tyre se vetëm ndryshimi më 11 dhjetor do të çojë proceset përpara në të mire të shqiptarëve. Ai thotë se opsioni i pastër që do përkrahje është koalicioni Rilindje me Besë ku janë rreshtuar djem e vajza të dëshmuara në jetën e tyre profesionale dhe që dëshmojnë me kontributin e tyre se do të sjellin ndryshimin./Ina-Online

Shpërndaj

Lini përgjigje