Menduh Thaçi: Gruevski-Ahmeti na shfrytëzojnë si eksperiment për të keq

0

thaci1Partia Demokratike Shqiptare ka vizituar banorët e fshatit Mateç. Thaçi para të pranishmëve foli për luftën dhe sakrificën që kjo pjesë e Kumanovës e ka bërë për popullin shqiptar. Thaçi kujtoi edhe rastin e Kumanovës duke theksuar se shqiptarët janë futur në kurtha nga qeveria e Gruevskit dhe Ali Ahmetit, duke bërë thirrje që pjesëmarrësit të lirohen edhe të fillojë një gjykim i ri nga e para por jo me këto gjykatës të korruptuar. Thaçi u zotua për një gjyqësor të rifreskaur në të cilin shqiptarëve më nuk do tu bëhet drejtësi. Thaçi edhe njëherë premtoi faljen e borxheve për të gjithë qytetarët.

“Neve si popull shumë shpesh na shfrytëzojnë si eksperiment për të keq. Për fat të keq ngjarjet e ‘Lagjes së Trimave’ në Kumanovë me ndihmën e disa shqiptarëve në Qeveri, ishin eksperiment për të keq. Këta djem trima dhe të fortë të cilët e dëshmuan në disa luftëra, i futën në një kurth vetëm që të dëshmohet se qeveria e Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit, janë shumë të fortë dhe e garantojnë stabilitetin. Këta djem duhet të lirohen dhe gjykimi të fillojë për së dyti, por jo me këta gjykatës, por me kuadrot e reja që do të emërohen kur ne të vijmë në pushtet”, deklaroi lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Shpërndaj

Lini përgjigje