IRI: Votuesit e pa përcaktuar do të jenë vendimtar për atë se kush do jetë fitues më 11 dhjetor

0

iriDerisa anketat tregojnë fitore për VMRO-DPMNE dhe BDI, pesimizmi i gjerë dhe përqindja e madhe e votuesve të pa përcaktuar të cilën e tregojnë hulumtimet, mund të zvogëlohet udhëheqja e koalicionit dhe potencialisht t’i rrënojë marrëdhëniet e tyre, thuhet në monitoringun parazgjedhor të Institutit ndërkombëtar republikan (IRI), transmeton Zhurnal.

Më 11 dhjetor, votuesit në Republikën e Maqedonisë do të dalin në vend votime që ta japin votën e tyre për zgjedhjet parlamentare në sy të krizës aktuale politike në shtet. Zgjedhjet do të mbahen si rezultat i marrëveshjes politike të arritur me ndërmjetësim të Unionit Evropian, SHBA-ve ndërsa llogariten si tregues se situata politike në shtet po stabilizohet. Misioni i Zyrës së OSBE-së për institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut, për monitoring ndërkombëtar paraqiti “numër akuzash për presion mbi të punësuarit në sektorin publik të votojnë për parti konkrete politike”, edhe pse atmosfera në periudhën parazgjedhore është e qetë. Derisa anketat tregojnë fitore për VMRO-DPMNE dhe BDI-në, pesimizmi i gjerë i zbuluar nga anketat e bëra dhe përgjindja e madhe e votuesve të pa përcaktuar  mund ta zvogëlojë udhëheqjen e koalicionit dhe potencialisht t’i prishë marrëdhëniet e tyre. Qeveria e ardhshme do të ndërmerrë masa që ta kthejë besimin në sistemin politik, duke pasur parasysh se besimi në integritetin, në demokracinë maqedonase në sytë e elektoratit është rrënuar për shkak të krizës politike në dy vitet e kaluara. Pritet që zgjedhjet do të mundësojnë stabilizim të klimës politike në Maqedoni , thuhet në monitoringun parazgjedhor të IRI-t.

Sipas IRI-t, dalja në këto zgjedhje do të jetë mbi 60 për qind

Shpërndaj

Lini përgjigje