Fillon mësimi në Opajë, por jo edhe në Mateq

0

mateqPas dy javësh ndërprerje, rifillon procesi arsimor në Shkollën Fillore “7 Marsi” të fshatit Opajë. Televizioni Shenja ka raportuar në vazhdimësi se në këtë shkollë kishte problem me ngrohjen qendrore, ndërsa prej dy javësh në shkollë ishte ndërprerë edhe mësimi. Ky problem si duket është rregulluar dhe nga sot mësimi ka filluar të zhvillohet. Kurse, drejtori i kësaj shkolle është kontaktuar përsëri nga redaksia jonë, por ai vazhdon të heshtë dhe të mos japë shpjegim për orët e humbura gjatë kësaj periudhe dhe nëse të njëjtat do të kompensohen.

Problem me ngohjen kishte edhe Shkolla Fillore “Kultura” në fshatin Mateç, e cila vazhdon të jetë e mbyllur, përshkak se siç tha edhe drejtori,Xhevdet Rramani për televizionin Shenja, gjatë këtyre ditëve është duke u punuar dhe për një kohë të shkurtë punimet do të përfundojnë dhe të hënën nxënësit do të mund të ju kthehen bankave shkollore.

“Besoj që do të arrihet planprogrami, pasi nuk kemi humbur shumë dhe prej ditës së hënë nxënësit do të fillojnë me kushte të mira do të kenë nxemje”, tha drejtori i shkollët “Kultura”, Xhevdet Rrahmani.

Rramani, sqaroi se vonesa për lëshimin e ngrohjeve nëpër këto shkolla është se Komuna ka lëshuar kërkesë në adresë të Bankës Botërore në mënyrë që të fitohet tenderi për rikonstruktimin e 4 shkollave në Komunën e Likovës dhe meqenëse në dy shkollat e tjera ngrohja është instaluar me kohë,tani radha është për shkollën “Kultura” dhe “7 Marsi”, por meqenëse në Opajë kjo u rregullua, pritet që gjatë këtyre ditëve të rregullohet edhe në këtë shkollë. Ndërsa orët e humbura tha Rramani nxënësit do të kompensojnë gjatë ditëve të shtuna.

Shpërndaj

Lini përgjigje