Ahmeti: LSDM-ja aspak nuk dallon nga VMRO-ja kur janë në pyetje shqiptarët

0

ahmetiKryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një intervistë për gazetën “Koha” ka theksuar se LSDM-ja aspak nuk dallon nga VMRO-ja kur janë në pyetje shqiptarët.

Sipas tij edhe për përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve përplasjet që i ka pasur me VMRO-në, të njejtat i ka pasur edhe me LSDM-në kur ka qenë në koalicion me ta.

“Në substancë nuk dallon LSDM-ja me VMRO-në në raport me çështjen shqiptare dhe këtë nuk e bëj për hipokrizi. Dallime që i kemi patur me LSDM-në sa i takon statusit të gjuhës shqipe dhe debati më i fortë është bërë në atë kohë, kanë qenë lehtësues komuniteti ndërkombëtar dhe nuk kemi arritur që të dakordohemi dhe gjuha shqipe nuk është mbyll si kapitull, është avancuar tani pas vitit 2006 në disa nivele por jo edhe përmbyllje. Sa i takon përfaqësimit të drejtë, përplasjet që i kemi e VMRO-në, po ato përplasje i kemi pasur edhe me LSDM-në”, ka deklaruar mes tjerash, Ali Ahmeti.

Shpërndaj

Lini përgjigje