ZORAN ZAEV: LSDM DO TË NDAJË 140 MILIONË EURO PËR KOMPANITË PRIVATE

0

zoran-zaevMaqedonia do të jetë shoqëri e drejtë dhe Kushtetuta do të respektohet. Kështu deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, gjatë tubimit në Shtip. Ai para qytetarëve të Shtipit tha se kanë mbetur edhe vetëm 10 ditë kur regjimi i VMRO-së do të bjerë dhe do të kthehet jeta në Maqedoni. Zaev edhe në këtë tubim deklaroi se gjatë mandatit të ardhshëm të partisë së tij, paga minimale do të arrijë deri në 16 mjë denarë. Sipas tij, nëse LSDM vjen në pushtet do t’i ndajë 140 milionë euro për kompanitë private, secilit qytetar do t’i kthehet 15% nga tatimi i paguar. Ai shtoi se do të investojnë edhe në shëndetësi dhe do t’u sigurojnë të gjithë qytetarëve shërim pa pagesë. Zaev siguroi se në Maqedoni do të kthehet shteti i së drejtës dhe se, siç tha ai, të gjitha paratë që janë vjedhur do t’u kthehen qytetarëve, raporton SHENJA.

“Për 10 ditë do ta keni në duart e juaja më të vlefshmen, do ta keni lirinë. Vetëm 10 ditë na ndajnë nga 10 vitet e pushtetit të regjjimit. Ata u degraduan juve dhe lejuan që të merrni pagë minimale më të vogël se të gjithë. Askush nuk ju ka dhënë jetë që atë të ua marrë. Shteti, Maqedonia patjetër të sigurojë jetë me dinjitet për të gjithë njerëzit. Maqedonia nuk është teatër, qytetarët e Maqedonisë nuk janë publikë, ata e kërkojnë mprasht jetën e tyre, duan jetë, për atë më 11 dhjetor vjen jeta dhe atë askush nuk mund ta ndalojë”, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. /SHENJA/

Shpërndaj

Lini përgjigje