Peshevski: Nëse rroga minimale bëhet 16 000 denarë shumë njerëz do të ngelin pa punë

0

peshevskiZëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski, ka qenë i ftuar sonte në emisionin Top Tema të Tv Telma ku ka folur për aspektet ekonomike të programeve partiake – transmeton Zhurnal.

“Në botë ekziston statistikë për korelacionin ndërmjet pagës minimale si përqindje e pagës mesatare dhe nivelit të papunësisë. Nëse paga minimale është shumë e lartë në krahasim me pagën mesatare atëherë rritet papunësia, dhe premtimi i LSDM-së për pagë minimale prej 16 000 denarë do të ketë pikërisht këtë efekt – rritjen e papunësisë për shkak se ekonomia e Maqedonisë nuk ka potencial për të dhënë pagë minimale aq të lartë” ka thëne Peshevski

Shpërndaj

Lini përgjigje