Papunësia në eurozonë nën 10 për qind për herë të parë pas 2011

0

20161201155546407646Përqindja e papunësisë në zonën euro ka rënë në 9,8 për qind në muajin tetor pas 9,9 për qind (shifër e rishikuar) në muajin shtator, nën pragun simbolik prej 10 për qind, njoftoi sot Eurostat, Zyra evropiane e Statistikave.

Hera e fundit që përqindja e papunësisë në zonën euro ka qenë më e ulët se 10 për qind daton në prill të vitit 2011, ku arriti në 9,9 për qind.

Më 3 nëntor, Eurostat kishte njoftuar një përqindje prej 10 për qind në muajin shtator, që e rishikoi sot në rënie me 9,9 për qind.

Përqindja e papunësisë prej 9,8 për qind në muajin tetor është më e ulëta e regjistruar në zonën euro që prej korrikut 2009.

Kjo shifër është më e ulët nga ajo që pritej nga analistët e pyetur nga agjencia financiare “Bloomberg” që e kishin parashikuar 10 për qind në muajin tetor.

Mes 19 shteteve anëtare të zonës euro, ekzistojnë ndryshime, në Gjermani, ekonomia e parë e 19 vendeve që kanë zgjedhur monedhën unike, përqindja e papunësisë është vendosur në 4,1 për qind.

Greqia dhe Spanja kanë përqinjen më të lartë të papunësisë, 23,4 për qind në gusht 2016, shifra e fundit e disponueshme për të parën dhe 19,2 për qind në tetor për të

Shpërndaj

Lini përgjigje