LSDM: Mjekët specialist do të paguhen 100 000 denarë në muaj

0

klinicki_1Partia opozitare LSDM, një nga pikat e programit të vet e ka dyfishimin e pagave të mjekëve deri në vitin 2020. Në shëndetësinë terciare çdo mjek specialist do të paguhet së paku 100 000 denarë ose 1600 euro, sipas premtimit të partisë së Zaevit, ndërsa dyfishim i pagave është parashikuar edhe për personelin e mesëm mjekësor.

Përveç pagave, LSDM premton edhe ndërtimin e kompleksit të ri spitalor i cili do të kushtojë disa dhjetëra milionë euro, dhe që është një premtim edhe i VMRO-DPMNE-së.

Partia në pshtet nga ana tjetër nuk ka dhënë shifra konkrete për rritjen e pagave në mjekësi por ka një premtim të përgjithshëm për rritje prej 10% të pagave të administratës. VMRO-DPMNE më tepër hapësirë n[ programin e vet u ka dhënë pajisjeve mjekësore të cilat parashikohen të blihen në vitet në vazhdim. Vetëm gjatë 2017 do të harxhohen 33 milionë euro për aparate të reja në spitalet e Maqedonisë.

Shpërndaj

Lini përgjigje